Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Europa Nostra’ letër Ramës: Rishikoni vendimi, teatri nuk duhet shembur
Organizata Europiane EUROPA NOSTRA, Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Evropë, i ka dërguar një letër kryeministri Edi Rama ku i kërkon të mos e shembë godinën e Teatrit Kombëtar.
Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Europë dëshiron t’ju shprehë shqetësimin e sinqertë në lidhje me vendimin alarmues për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën, nis letra ndërsa më tej bëhet një përshkrim i gjithë historikut të ndërtesës.
“Ne nuk pajtohemi me mendimin se kjo ndërtesë ka pak ose aspak vlerë historike, kulturore apo sociale. Përkundrazi, Europa Nostra beson se vlera e spikatur europiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurtër që mund të vijë nga shkatërrimi i saj”, thuhet në letër.
Organizata Europiane EUROPA NOSTRA thotë se i kërkon Qeverisë Shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsiderojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument Europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde.
Letra e plotë
Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë
Zyra e Kryeministrit
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Tiranë
Hagë, 18 korrik 2018
Lënda: Trashëgimia në rrezik – Kërkohet mbështetje
Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë, Shqipëri
I dashur z. Rama
Europa Nostra (Europa Jonë) – Zëri i Trashëgimisë Kulturore në Europë dëshiron t’ju shprehë shqetësimin e sinqertë në lidhje me vendimin alarmues për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën.
Teatri Kombëtar, i ndërtuar më 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte’, është një nga qendrat kulturore më të spikatura të Tiranës dhe një hapësirë sociale dhe publike e rëndësishme për qytetin. Teatri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës moderne italiane nga kjo periudhë kohore dhe është e vetmja ndërtesë e këtij lloji që ekziston në Shqipëri. Është një nga monumentet e fundit historike që kanë mbijetuar në kryeqytet.
Teknika e ndërtimit e përdorur dhe elementët strukturorë janë me rëndësi historike unikale dhe përfaqësojnë një pikë kulmore në zhvillimin e urbanistikës së Tiranës. Mbrojtja e këtij tipi historik arkitekture është me rëndësi themelore, pasi përfaqëson një pjesë të pazëvendësueshme të trashëgimisë së vendit dhe ruan një vend të veçantë në kujtesën kolektive të së shkuarës së tij.
Në këtë këndvështrim, ne nuk pajtohemi me mendimin se kjo ndërtesë ka pak ose aspak vlerë historike, kulturore apo sociale. Përkundrazi, Europa Nostra beson se vlera e spikatur europiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurtër që mund të vijë nga shkatërrimi i saj.
Europa Nostra ndan të njëjtin shqetësim, tashmë të shprehur nga ndaj jush nga Ana Tostoes, kryetare e Docomomo International, në letrën e saj drejtuar vendimmarrësve të rëndësishëm më 12 prill 2018. Europa Nostra gjithashtu i bashkohet në solidaritet grupit të respektuar të specialistëve të restaurimit, profesionistëve dhe akademikëve në fushat e shkencës dhe kulturës, si edhe të shumë anëtarëve aktivë të shoqërisë civile që janë shprehur me kaq vendosmëri për të mbrojtur Teatrit Kombëtar nga shembja.
Ndërkohë që e kuptojmë nevojën që ka kryeqyteti shqiptar për një teatër të ri, që plotëson standardet ndërkombëtare, ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim që shkatërron teatrin ekzistues.
Ne i kërkojmë Qeverisë Shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsiderojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument Europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde.
Europa Nostra ka një interes të veçantë për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe prej shumë vitesh i ka ndjekur nga afër zhvillimet atje. Në 2013 dhe 2018, respektivisht, amfiteatri romak në Durrës dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë e Vithkuq, u përfshinë në listën e “Shtatë Objekteve më të Rrezikuara” të trashëgimisë në Europë. Ne gjithashtu po ndjekim nga afër zhvillimet në qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, të listuara si Trashëgimi Botërore nga UNESCO.
Pavarësisht rrethanave të vështira, ne kemi rifituar siguri nga zhvillimet pozitive në secilën prej këtyre qendrave, falë gatishmërisë së sinqertë të autoriteteve shqiptare për të hyrë në dialog me të gjithë palët e interesuara, për gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë kërkesat e secilit rast.
Me këto në mendje, ne ju bëjmë thirrje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Juaji sinqerisht
Prof. Dr. Hermann Parzinger
President Ekzekutiv
Europa Nostra

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38