Flash News

KRYESORE

“Europa Nostra” reagon për Teatrin Kombëtar: Kundërshtojmë prishjen, ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së

Organizata e njohur Europa Nostra ka kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa e ka renditur TK një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.

Sipas organizatës, Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe kërkon që sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së.

“Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës. Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”-shkruhet në faqen zyrtare në tëitter të kësaj organizate.

Në listën e atyre që Europa Nostra u ka tërhequr vëmendjen duke u bërë tag janë disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.

Madje, komisionerja Gabriell e ka mbështetur qëndrimin e organizates duke i bërë 'like' postimit.

Europa  Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim edhe Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun  e Tiranës Erion Veliaj, të cilët po ndërmarrin veprime për shembjen e Teatrit, si dhe Aleancën për Teatrin, që është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Të fundit