Flash News

KRYESORE

‘Europa nuk do të jetë kurrë gati’, mesazhi i Bushatit para negociatave: Të jemi dyfish më të përgjegjshëm si politikanë

‘Europa nuk do të jetë kurrë gati’, mesazhi i

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke folur për procesin e negociatave tha se Shqipëria duhet të bëjë dyfish punë për të qenë më afër realitetit europian. Në mesazhin e tij Bushati theksoi se Europa nuk do të jetë kurrë gati për të na pritur, por përpjekjet s’duhen ndalur.

 “Ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian. Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj.

Ne duhet të jemi dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm”, tha ish-ministri.

Të fundit