Flash News

KRYESORE

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë", Rama 'i kthehet' Metës: Përdor Teatrin Kombëtar për të sulmuar talebanët në qeveri

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë",

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish tek debati për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, gjatë një eventi për rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, të organizuar në Durrës me financimin e Bashkimit Europian, Rama i është përgjigjur deklaratave të Metës, kur tha se ‘vajtojnë ende për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri’.

“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot”, tha kryeministri.

Kujtojmë se, më herët Meta e konsideroi si "një akt taleban shembjen e TK", duke shtuar se  "këto akte barbarie të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar."

Presidenti, po ashtu, i kujtoi qeverisë se “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet."

Të fundit