Flash News

KRYESORE

Europarlamentarët bullgarë, presion deputetëve të Shqipërisë: Ju kërkojmë ta bëni me mirësi, ndryshe....

Europarlamentarët bullgarë, presion deputetëve të

E gjithë zhurma për minoritetin bullgar në Shqipëri ka të bëjë me nëj letër presion nga nga Parlamenti Europian, ku europarlamentarët bullgarë i kanë dërguar Kuvendit të Shqipërisë në të cilin i kërkojnë të rishikojnë projektligjin. Madje letra është me tone kërcënuese. Kjo ka bërë që Qeveria shqiptare dhe  Komisioni i Ligjeve ta miratojnë ligjin e ri “për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, në të cilin ka përcaktuar se minoritetet në Shqipëri janë nëntë, përfshirë dhe pakicën bullgare.Edhe pse në draftin e parë të qeverisë nuk ishte parashikuar minoriteti bullgar. Sipas “Panoramës”, më letrën zyrtare të dërguar nga Parlamenti Europian, bie në sy gjuha e presionit, pasi në disa paragrafë të saj thuhet: “ju kërkojmë ta bëni me mirësi”. “Si anëtarë të Parlamentit Europian ne do të donim t’ju kujtonim me mirësi, se raporti i progresit vjetor të Shqipërisë, i votuar nga PE më 15 shkurt 2017, neni 24, bën thirrje për sigurimin e të drejtave të etnisë bullgare në Prespë, Gollobordë dhe Gore.

Ky nen u mbështet nga më shumë se 400 europarlamentarë në grupeve të ndryshme me tekstin e mëposhtëm: Neni 24 thekson se përpjekje të mëtejshme nevojiten për të mbrojtur të drejtat e të gjitha minoriteteve në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të plotë të legjislacionit të rëndë- sishëmë rekomandon se të drejtat e njerëzve me etni bullgare në Prespë, Gollobordë dhe Gore të mbrohen me ligj dhe të sigurohen në praktikë”, thuhet në letrën e Parlamentit Europian.

Por, në paragrafët e tjerë të letrës europarlamentarët bullgarë u kërkojnë sërish ligjvënësve shqiptarë që, po me mirësi, ta shtojnë pakicën bullgare, duke i lënë të kuptohet se në të kundërt do të kalohet në masa të tjera.

“Ne, anëtarët e Parlamentit Europian, do të donim të shprehnim shqetësimin tonë se në projektligjin e mbrojtjes së minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, nuk përmendet minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri.

Projektligji aktualisht citon: Neni 3, pika 2, sipas këtij ligji minoritetet kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë: minoriteti grek, maqedonas, vllah/arumun, rom, egjiptian, malazez, boshnjak dhe serb. Për këtë, ne ju kërkojmë me mirësi, duke vendosur nënshkrimet tona më poshtë që: 1. Me mirësi të merrni parasysh nenin 24 të rezolutës së PE mbi raportin e progresit vjetor të Shqipërisë dhe të njihet minoriteti kombëtar bullgar, i cili jeton në Shqipëri (Prespë, Gollobordë, Gore), dhe 2. Të përfshihet minoriteti kombëtar bullgar në nenin 3, pika 2 të projektligjit mbi mbrojtjen e minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, duke përmendur “bullgar”, përkrah minoriteteve të tjera. Ne besojmë me të vërtetë se një akt i tillë do të paraqesë një veprim të drejtë dhe demokratik”, thekson letra e Parlamentit Europian.

Këtë presion të Parlamentit Europian, por edhe të Ambasadës Bullgare në Tiranë e kanë reflektuar me ndryshim qëndrimi deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve. Blendi Çuçi, deputeti i PS-së, tha se shqetësimi i Parlamentit Europian duhet adresuar në ligj.

“Ka dhe një letër nga disa deputetë europarlamentarë që kërkojnë futjen e pakicës bullgare në listën ku numërohen pakicat kombëtare në Shqipëri”, tha Çuçi.

Ndërkohë demokrati Gent Strazimiri tha se letra nuk kishte pse të konsiderohej kriter për ta shpallur minoritetin bullgar. “Është një letër e komisionerit kundër diskriminimit në Parlamentin Europian. Nuk është kriter ligjor për t’u shpallur pakicë”, tha Strazimiri. Por, në fund të gjithë votuan shtimin e pakicës bullare në projektligj.

Të fundit