Flash News

KRYESORE

Europarlamentarët e PPE 'nuk i ndahen' Ramës: 15 kushtet e BE të futen në rezolutën e PE

Europarlamentarët e PPE 'nuk i ndahen' Ramës: 15 kushtet e

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane (PPE) dorëzoi të hënën në mëngjes një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian. Europarlamentarët e qendrës së djathtë mendojnë se Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi ‘qeverisë Rama’ në mars 2020.

Kjo mungesë duhet ndrequr duke i futur në rezolutë të 15 kushtet duket se përvijon kërkesa e grupit të PPE në Parlamentin Europian.

Amendamenti është firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë, me kërkesën e raporterit për Shqipërinë  David Lega dhe me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler.

Në të qartësohet se Parlamenti Europian "thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare".

Shkresa e Grupit PPE:

[ Dua t'ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE  e raportit "Rekomandime për Ballkanin Perëndimor"  do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]

"thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare"

[Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]

Origjinali anglisht:

[ I would like to inform you that Ms. Kinga Gál as the EPP shadow rapporteur of the Western Balkans recommendation will submit the following plenary amendment: ]

"stresses the 15 conditions, decided by the Council of the European Union, that Albania needs to have fulfilled prior to its first intergovernmental conference with the EU Member States"

[The amendment was requested by Mr. David Lega, standing rapporteur for Albania, and has the blessing of Mr. Gahler, the EPP AFET coordinator. ]

Të fundit