Flash News

KRYESORE

Europiani i peshëngritjes, Briken Çalja fiton medaljen e artë në shkëputje

Europiani i peshëngritjes, Briken Çalja fiton medaljen e artë

Sportisti shqiptar Briken Çalja, ka arritu të marrë një medalje të artë dhe dy medalje argjendi në turneun që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, duke u shpallur më i miri në shkëputje, por i dyti në shtytje dhe në dygarësh për peshën deri në 73 kg.

Çalja ishte në lartësinë e duhur në stilin e shkëputjes, ku e mbylli me 156 kilogramë, por më pas nuk ia doli të lërë pas të gjithë pretendentët.

Në provën e parë në shtytje, Çalja dështoi me shtangën 183-kilogramëshe, ndërsa po të njëjtën peshë arriti ta ngrejë në tentativën e dytë.

Ndërkohë, në dygarësh, Briken Çalja e mbylli me 339 kg në total, i parakaluar nga bullgari, Bozhidar Andrejev, që vendosi në Batumi edhe rekordin e ri europian.

Të mërkurën do të garojnë dy peshëngritësit e tjerë, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, në peshën 81 kg, e më pas do të jenë Krenar Shoraj, që konkurron në peshën deri në 89 kg, e në fund Endri Karina në peshën 102 kg.

Të fundit