Flash News

KRYESORE

Europol godet rrjetin e trafikantëve të minorenëve, 70 persona në pranga

Europol godet rrjetin e trafikantëve të minorenëve, 70 persona

Policia evropiane ka zhvilluar një operacion të fortë kundër trafikimit të të miturve për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar. Operacioni, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar evidentoi 53 minorenëve si viktima potenciale.

“Agjencia europiane e bashkëpunimit mes policisë kriminale ka mbështetur një operacion paneuropian kundër trafikut të minorenëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe punësimit të detyruar”, theksoi EUROPOL.

Pas këtij operacioni u vunë në pranga 34 persona për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe 36 të tjerë të tjerë për vjedhje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit klandestin.

Vendet anëtare që morën pjesë në operacion, pasi e identifikuan rrjetin çuan në pranga përgjegjësit.

Ndër shtetet pjesëmarrëse ishin: Austria, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Hungari, Islandë, Letoni, Lituani, Hollandë, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Burimi: Europol

Të fundit