Flash News

KRYESORE

Europol shkatërron grupin kriminal prej 18 personash përfshirë edhe shqiptarë, sekuestrohet rreth 1 ton marijuanë

Europol shkatërron grupin kriminal prej 18 personash përfshirë

Në një operacion të mbështetur nga Europol, është sekuestruar rreth 1 ton marijuanë, ku janë arrestuar të paktën 18 persona dhe 9 të tjerë janë ndjekur penalisht nga operacionet e zhvilluara nga Guardia Civile në Spanjë dhe Shërbimi gjerman i Doganave.

Europol sqaron se anëtarët e organizatës kriminale të arrestuar dhe të marrë në pyetje nga policia janë me origjinë nga tetë vende, si Shqipëria, Kroacia, Gjermania, Spanja, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia.

Operacioni ka sekuestruar rreth një ton marijuanë, 212 000 euro para të gatshme, armë zjarri, municion dhe tetë automjete.

Grupi kriminal trafikonte marijuanë nga Spanja në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti qelizash të themeluar në Malaga dhe Granada, Spanjë, orkestruar nga Bremeni në Gjermani.

Faza e parë e operacionit u përqëndrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të vendit, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marijuanë dhe 172 000 euro në para të gatshme. Dy oficerë të Gardës Civile u plagosën rëndë kur arrestuan një nga anëtarët e bandës.

Të fundit