Flash News

KRYESORE

EUROPOL: Shqiptarët të pazakontë, çonin kokainë nga Amerika Latine deri në Rusi e Turqi

EUROPOL: Shqiptarët të pazakontë, çonin kokainë nga

Drejtori i Qendrës së Europolit kundër Krimit të Organizuar në Hagë, Jari Liukku ka fulr në lidhje me operacionin "Los Blancos" që çoi pas hekurave 30 persona nga 10 vende të ndryshme.

Ai ka thënë se karteli i kokainës, në krye të të cilës dhe pjesa më e madhe e saj ishin shqiptarë, ishte e pazakontë dhe kontrollonte çdo aspekt.

“Grupi ishte i pazakontë në atë që kontrollonte çdo aspekt të zinxhirit të furnizimit, nga organizimi i dërgesave nga Amerika e Jugut në shpërndarjen e drogës në të gjithë Evropën”, u shpreh Jari Liukku.

Europol thekson se bastisjet ishin më të mëdhatë që janë kryer ndonjëherë kundër një bande shqiptare dhe zbuluan përmasat e operacioneve, të cilat “varionin nga negociatat me kartelet e Amerikës së Jugut deri te shpërndarja e drogës në Evropë, Rusi dhe Turqi duke përdorur një sistem komunikimi të koduar”.

Në krye të kësaj organizate qëndrinte Gramoz (Dritan) Rexhepi, i cili ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Kuito, Ekuador. Rexhepi ishte njeriu që kishte kontaktet në Amerikën Latine dhe siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Evropë dhe më pas shpërndahej nga grupi i Eldi Dizdarit, i cili njihet ndryshe edhe si Denis Matoshi.

Gjat pesë viteve hetime janë sekuestruar mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që trafikohej nga karteli i drogës të goditur ditën e sotme.

https://politiko.al/los-blancos-kush-jane-boset-shqiptar-te-arrestuar-si-komunikonin-dhe-roli-i-tyre-ne-kartelin-e-kokaines/

 

Të fundit