Flash News

KRYESORE

Europoli mega-operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 166 persona në 34 vende; kontrolle edhe në Shqipëri

Europoli mega-operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 166

Një operacion ndërkombëtar i organizuar nga EUROPOL-i, pjesë e të cilit ishin edhe autoritetet shqiptare, ka bërë të mundur arrestimin e 166 personave. Sipas Europol, 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuara si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal.

Mes të arrestuarve, 17 persona akuzohen për trafikun e armëve të zjarrit, 73 për kontrabandimin e emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara, etj.

Po ashtu, në operacion u sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.

Një total prej 34 vendeve, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, u bashkuan javën e kaluar për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar me origjinë nga Evropa Juglindore si pjesë e ditëve të veprimit të përbashkët (JAD).

Operacioni katër-ditor i mbështetur nga Europoli kishte për qëllim trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Në kuadër të këtij operacioni shefi i Qendrës së Krimit të Organizuar të Europolit , Jari Liukku u shpreh se, “ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit”.

Të fundit