Flash News

KRYESORE

Eurostat: Shqipëria me detyrimet buxhetore më të larta për kontratat PPP në Europë

Eurostat: Shqipëria me detyrimet buxhetore më të larta për

Shqipëria ka ndërmarrë një rrezik të madh fiskal, që cwnon stabilitetin e vendit në të ardhmen, duke dhënë kontrata koncesionare me Partneritet Publik Privat (PPP) në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) më shumë se çdo vend tjetër Europian, të cilat nuk janë përllogaritur si detyrime buxhetore.

Eurostat publikoi sot listën e vendeve të BE-së sipas detyrimeve potenciale jashtë bilancit për kontratat me Partneritet Publik Privat në raport me PBB. Vlerat përfaqësojnë shumën e financimeve që do të financojë buxheti i këtyre vendeve për kontratat PPB dhe që nuk janë llogaritur në borxh.

Sipas Eurostat, në Europë, Sllovakia dhe Portugalia kanë detyrimet më të mëdha potenciale që lidhen me partneritetet publiko-privat jashtë bilancit përkatësisht në 2.9 dhe 2.7% e PBB-së.

Në Shqipëri, vlera e kontratave PPP tashmë aktive që financohen nga buxheti dhe nuk janë përfshirë në borxh është 1.9 miliardë lekë ose 15 % e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në rishikimin e marrëveshjes së fundit me Shqipërinë (shtator 2018), të publikuar dje.

Sipas Monitor, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, detyrimet që lidhen me Partneritetet Publik-Privat (PPP) janë në 3% të PBB-së, teksa në Shqipëri është 5 herë më i lartë 15%.

Të fundit