Flash News

KRYESORE

Eva Mendes dhe Ryan Gosling nuk i postojnë kurrë fëmijët në rrjete sociale, aktorja tregon arsyen

Nuk u mor vesh as kur u martuan e as kur u bënë me fëmijë – aq private e mbajnë jetën e tyre familjare aktorët Eva Mendes dhe Ryan Gosling. Një nga ndjekësit e aktores, ka pyetur se përse nuk i poston kurrë vajzat e sa, Eva nuk ka ngurruar të japë përgjigjen e saj, të shoqëruar dhe me argumentimin se përse. “Kam pasur gjithmonë një limit të qartë kur vjen puna te bashkëshorti apo fëmijët e mi. Do të flas për ta, sigurisht, por me masë. S’do të postoj fotografi të jetës sonë të përditshme. Duke qenë se fëmijët e mi janë ende shumë të vegjël dhe nuk e kuptojnë çfarë do të thotë të postosh një foto, unë nuk e kam miratimin e tyre. Kështu që, s’do të postoj foto të tyre derisa ata të jenë të rritur mjaftueshëm sa të më japin miratimin. Tani për tani unë dhe Ryan dëshirojmë të qëndrojmë privatë”, -është shprehur aktorja.

Të fundit