Flash News

KRYESORE

Evakuohen 10.000 persona në Francë si pasojë e një zjarri masiv

Evakuohen 10.000 persona në Francë si pasojë e një zjarri

Rreth 10 000 persona janë evakuar nga një zonë turistike në Francën jugore e kërcënuar nga zjarret masive, njoftuan sot autoritetet lokale.

“Rreth 800 hektarë pyje u dogjën si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit gjatë natës në La Londe-Les-Maures”, raportoi prefektura e departamentit “Var”.

Gjithashtu,  autoritetet kanë bërë evakuimin e rreth 3 000 pushuesve të vendosur nëpër kampingje.

Në aksionin e shuarjes së zjarrit  morën pjesë rreth 560 zjarrfikës “, njoftoi shërbimi lokal i zjarrit nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

“Zjarrfikësit u përballën me rreth 100 shpërthime zjarri , dhe njeri prej tyre ka marë djegie të shkallës së dytë dhe disa plagë të lehta”,  raportoi prefektura.

Franca ka kërkuar ndihmë edhe nga shtetet e tjera të BE-së. 

Të fundit