Flash News

KRYESORE

Evakuohen 70 familje në Novoselë, pritet të vazhdojnë prurjet gjatë natës

Evakuohen 70 familje në Novoselë, pritet të vazhdojnë

Situa e përmbytjeve në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura të shiut këto 48 orët e fundit ka bërë që 70 familje në Novoselë të evakuohen. Disa prej tyre kanë shkuar te të afërmit dhe disa të tjerë kanë preferuar të qëndrojnë në katet e dyta të banesave të tyre.

Nga Novosela, Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli së bashku me Shtabin e Emergjencave , kanë inspektuar zonën nga afër, ndërsa theksohet prej tyre se pritet që gjatë natës të ketë prurje të tjera.

Për prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj, momenti më i vështirë ishte ai i evakuimit të dy personave të bllokuar në automjetin e tyre në zonën e njohur si Bishti i Malit në Selenicë.

Për të përmbyllur me sukses këtë operacion u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopterët e ushtrisë por edhe me mjetet e Delta Force.

Ndërhyrja vonoi plot 1 orë, duke rënduar gjendjen shëndetësore të banorëve të bllokuar, ku gruaja u dërgua për mjekim të specializuar në QSUT, ndërsa bashkëshorti i saj në spitalin rajonal të Vlorës.

 Mësohet se nënstacioni i hidrovorit të Akërinës është përmbytur, ndaj dhe ndodhet jashtë funksionit.

 

Të fundit