All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Evi Reçi: Asnjëherë nuk e synova famën, jetojmë në një realitet që është pak larg nga ajo që është vërtet fama

Evi Reçi: Asnjëherë nuk e synova famën, jetojmë
All - Paragraf - 1

Evi Reçi është një këngëtare e dashur për publikun shqiptar. E ftuar në emisionin 'Tempora' në RTV Ora është shprehur se nuk e synoi famën.

All - Paragraf - 3

Ndërsa shtoi preferon të quhet më shumë artiste pasi fama është fjalë e madhe në Shqipëri.

"Që e vogël kur më thonin artiste, numëroja sa njerëz ma kishin thënë. Arritja të bëja një listë me sa njerëz më thonin artiste. Shumë njerëz e synojnë, por mua fama më erdhi pa e llogaritur. 16-vjeç fillova të shfaqesha në festivale, edhe pse muzika kishte kohë që kishte hyrë në jetën time. Asnjëherë se kam synuar. Ka privilegjet e saj, është e bukur por ndodh ndonjëherë që nuk e dëshiron. Por është nën menaxhimin tënd. Nuk ka momente që do thuash, jam e famshme. Është fjalë e madhe. Ne jetojmë në një realitet që është pak larg nga ajo që është vërtet fama. Ndaj më mirë është artiste”, u shpreh Reçi.

 

Të fundit