Flash News

KRYESORE

Evi Reçi flet publikisht për dhimbjen që i la humbja nga tërmeti e 4 familjarëve dhe mikeshës së saj

Evi Reçi flet publikisht për dhimbjen që i la humbja nga

Këngëtarja Evi Reçi ka folur publikisht për dhimbjen e madhe që po kalon. Ajo ka humbur 4 familjarë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe mikeshën e saj më të mirë bashkë me vajzën e saj 8-vjeçare.

Në një postim në Instagram, Evi Reçi ka shprehur gjithë dhimbjen e saj për xhaxhain dhe gjithë familjen e tij.

“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua i ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura. Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im, që kërcënim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e në të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tende, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.

Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë 🙏🏻”

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.

Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura... Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise... dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.

Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte 🙏🏻" - shkruan Evi në Instagram.

Të fundit