Flash News

KRYESORE

Evropa rihap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Shqipëria ‘mbetet’ jashtë

Evropa rihap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Shqipëria

“Diskutimi ishte shumë i gjatë në Bruksel, por Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), i cili mbledh së bashku ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), arriti të pajtohej, në mbrëmjen e së Premtes 26 qershor mbi një propozim për ri-hapjen e kufijve të jashtëm katërmbëdhjetë vende, 1 st  korrik”, kështu e nis artikullin e saj gazeta franceze “Le Monde”, ndërsa hedh dritë mbi propozimin e Bruksel për hapjen e kufijve më 1 korrik.

Sipas francezes, vendeve të cilave pritet t’iu hapen kufijtë me BE janë Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magrebit (Algjeria, Maroku, Tunizia ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia. Duke qenë se është ende pjesë e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, përpara Brexit, Mbretëria e Bashkuar trajtohet si një shtet anëtar.

Lista duhej të përcaktohej përfundimisht përpara mbrëmjes së së shtunës, dhe të miratohej para të hënës me shumicë të kualifikuar. Por disa kryeqytete kanë kërkuar një kohë për ekzaminim të mëtejshëm. “Mund të rishikohet në intervale të rregullta, por në çdo rast Shtetet e Bashkuara, Rusia, Izraeli, Turqia ose Arabia Saudite aktualisht janë përjashtuar prej saj, situata e pandemisë Covid-19 po vlerësohet më serioze, sesa në Evropë. Kina është një përjashtim: Udhëtarët kinezë mund të hyjnë në Evropë, por me kushtin që vendi i tyre të respektojë parimin e reciprocitetit duke autorizuar udhëtimin evropian në Kinë. Ky nuk është rasti në këtë fazë, dhe ai konsiderohet i pamundur në një afat të shkurtër”, vijon më tej gazeta.

Mirëpo, ajo çka bie në sy se është se pjesë e kësaj liste nuk është Shqipëria, që do të thotë se BE ka “përjashtuar” mundësinë e hapjes së kufijve me Shqipërinë, ndërsa përfshinë dy vendet ballkanike të sipërpërmendura, Malin e Zi, Serbinë.

Së bashku me Shqipërinë, kufijtë e BE-së do të qëndrojnë mbyllur edhe për vendet e tjera si: Armenia, Bosnja, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Suedia, Ukraina.

Jashtë mbetet edhe SHBA, Rusia apo Turqia me Arabinë Saudite. Por për këto të fundit do të ketë një rivlerësim të mëtejshëm.

Të fundit