Flash News

KRYESORE

FA Cup: Chelsea eliminon Liverpool-in, "Të kuqtë" po zhyten në krizë

FA Cup: Chelsea eliminon Liverpool-in, "Të kuqtë" po zhyten

FA Cup sot solli dështimin e Liverpool-it. Para pak ditësh djemtë e trajnerit Klopp u shpartalluan nga Watfordi, ndërsa sot nga Chelsea. Kompeticioni më i vjetër na rezervoi fitoren e "Bluve" me rezultat 2-0.

Skuadra e Lampardit e meritoi plotësisht fitoren. Ndoshta Liverpool po zhytet në krizë, sepse dy humbje nuk i kishin ndodhur gjatë gjithë sezonit.

Willian dhe Barkley ishin dy autorët e golave për Chelsean. Ndërkohë, Newcastle fitoi 2-3 përballë West Brom-it në transfertë, duke u kualifikuar në çerekfinale, ndërsa ndeshja Reading-Sheffield u mbyll 1-2 pas shtesave.

Të fundit