Flash News

KRYESORE

FA dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti për Vitin e Ri

Forcat e Armatosura shqiptare u janë gjendur pranë fëmijëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkroi në Facebook për aktivitetin, ku pjesëtarë të FA kaluan disa momente të gëzueshme me 100 fëmijë nga Manza.

“Forcat e Armatosura pranë komunitetit në ditë të mira e të vështira! Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë. Me rastin e Vitit të Ri, shpërndanë dhurata dhe shumë dashuri për fëmijët e zonës.”, shkroi Xhaçka.

Të fundit