Flash News

KRYESORE

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri Italisë në Shqipëri

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri Italisë në

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Ai do të zërë vendin e Alberto Cutillo-s, i cili ishte ambasadori i fundit italian në Shqipëri prej nëntorit të 2015.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë në faqen e tyre zyrtare në Facebook si dhe ambasada italiane në Shqipëri njoftuan për ambasadorin e ri italian.

Bucci para mbërritjes në Shqipëri tha se e presin muaj të tërë me angazhime dhe aktivitete në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin.”- tha Buçi.

Ambasadori i ri më parë ka pasur detyrën e nëndrejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Evropian në Ministrinë e Jashtme italiane. Senati italian miratoi më 17 dhjetor kandidaturën e tij dhe Buçi pritet që të paraqesë letrat kredenciale tek presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Të fundit