Flash News

KRYESORE

Facebook akuzohet nga kritikët: Paguan adoleshentët për t’iu marrë të dhënat

Facebook akuzohet nga kritikët: Paguan adoleshentët për

Facebook po kritikohet ashpër, pasi u zbulua se kishte paguar adoleshentë për të monitoruar aktivitetin e tyre online dhe për të fituar njohuri rreth rivalëve.

Aplikacioni “Facebook Research”, i cili u lançua në 2016, ka nxitur polemika të shumta nga kritikët dhe prindërit, pas vendimit të Apple për të përjashtuar aplikacionin nga iOS. Apple tha se “Facebook Research” përbën një shkelje të hapur të marrëveshjes që kishin me rrjetin social.

Aplikacioni “Facebook Research” shpërblente përdoruesit e moshave 13 deri në 35 vjeç me karta dhuratash, në këmbim të monitorimit të aktivitetit të tyre online, përfshirë mesazhet private në median social, bisedat nga aplikacionet e komunikimit, aktivitetin e shfletimit, fotot dhe videot e dërguara dhe kërkimin në internet.

Shefja operative e Facebook, Sheryl Sanberg shprehet se përdoruesit kishin dijeni se po monitoroheshin.  “E rëndësishme është se njerëzit e përfshirë në atë projekt kishin informacion rreth tij,” tha ajo për CNBC.

“Ndërsa Facebook thotë se përdoruesit kishin dijeni, çfarë dijenie ka një 13 vjeçar rreth rëndësisë së të dhënave personale”, shprehen kritikët.

Të fundit