Flash News

KRYESORE

Facebook dhe Instagram kërkojnë falje në Twitter për problemet që po hasin përdoruesit orët e fundit

Facebook dhe Instagram kërkojnë falje në Twitter për
Të gjithë i janë drejtuar Twitter-it orët e fundit dhe hashtagu #facebookdown dhe #instagramdown janë në vendin e parë në trending në Tëitter. Prej disa orësh tashmë, përdoruesit e Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme në aksesimin e këtyre rrjeteve sociale. Probleme të njëjta ka pasur dhe paltforma e komunikimit Whatsapp. Facebook dhe Instagram kanë zgjedhur të kërkojnë falje përmes llogarive të tyre zyrtare në Tëitter për këtë problem: "Jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me ngarkimin ose dërgimin e imazheve dhe videove në Instagram dhe Facebook. Na vjen keq për këtë problem dhe po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të hetë e mundur,"- shkruhet në të dyja llogaritë përkatëse. Ndërkohë, që në Facebook, faqja zyrtare e Facebook nuk ka bërë asnjë reagim edhe pse të postosh një status është e mundur, pasi problemi qëndron vetëm tek imazhet dhe videot.

Të fundit