Flash News

KRYESORE

Facebook kërkon të blejë një tjetër kompani

Facebook kërkon të blejë një tjetër kompani

Facebook po kërkon vërdallë për të blerë një kompani të madhe që merret me sigurinë kibernetike, sipas raporteve nga Busienss Insider.

Sipas burimeve zyrtare Facebook ka filluar bisedimet me një numër kompanish që merren me sigurinë në internet për të bërë një blerje të mundshme. Burimet refuzuan të thonë se cilat ishin kompanitë, por njëri tha se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të vitit.

Facebook thuhet se ka mbledhur një skuadër me qëllim të rritjes së ekspertizës së sigurisë kibernetike dhe përballjen me kritikat publike për mbrojtjen e të dhënave.

Facebook është përballur me një breshëri kritikash për shkak të disa skandaleve të nivelit të lartë. Muajin e kaluar u zbulua një prej shkeljeve më të mëdha të të dhënave në historinë e saj, ku ishin prekur rreth 30 milionë përdorues.

Skandali i të dhënave të Cambridge Analytica gjithashtu ishte një shtysë tjetër që Facebook të shqyrtojë më mirë për mënyrën sesi mbron të dhënat e përdoruesve të tij.

Të fundit