Flash News

KRYESORE

Facebook vendos të fshijë të gjitha postimet me lajme false për koronavirusin

Facebook vendos të fshijë të gjitha postimet me lajme false

Kompania Facebook po harton një plan masash kundër lajmeve të rreme mbi koronavirusin dhe është angazhuar të mbështesë fushatat e sakta informuese të autoriteteve globale shëndetësore.

Facebook do të sigurojë hapësira falas për organizatat që kryejnë fushata për informacionin e saktë në lidhje me koronavirusin.

“Ne do të fillojmë të fshijmë postime me përmbajtje të rrezikshme duke u përpjekur t’i drejtojmë lexuesit në faqet me lajmet e sakta. Ashtu siç bashkësia globale shkencore dhe shëndetësore punon për sigurinë e njerëzve, edhe kompania jonë Facebook do t’i japë mbështetje punës dhe përpjekjeve të tyre”, deklaroi kompania, raporton Uashington post.

Twitter dhe YouTube kanë pasur eksperienca të ngjashme sa i përket informacioneve të rreme me shërbimet e tyre.

Nga ana e tij përfaqësues të rrjetit social twitter deklaruan se po përpiqen të luftojnë dezinformimin.

Kompania vlerësoi se përdoruesit e saj kishin dërguar më shumë se 15 milion tweet gjatë disa javëve të fundit në lidhje me koronavirusin.

Burimi: Uashington post

Të fundit