Flash News

KRYESORE

Fajin e ka bashkëshorti, incidenti që i ndodhi aktores në ndarjen e çmimeve. Veshi fustanin mbrapsht

Në ndarjen e çmimeve TVyNovelas Awards në Meksikë aktores së famshme Angelique Boyer. i ka ndodhur një incident në tapet të kuq. E për këtë, fajin e ka bashkëshorti i saj, aktori Sebastian Rulli. Aktorja meksikano-franceze ka veshur fustanin mbrapsht dhe as e ka kuptuar aspak këtë gjë edhe pse kishte nisur mbrëmja gala. Por pasi u shfaq bashkë me Sebastian Rulli-n në tapetin e kuq, Angelique kuptoi se fustanin nga “Victor y Jesse” e kishte veshur keq, ndaj pak minuta më vonë, nga Instagrami i saj, në story, ajo tregoi edhe se kush ishte fajtori për këtë. Në video dëgjohet teksa ajo i thotë aktorit Sebastian Rulli: "Për fajin tënd e vesha keq, ishte faji yt, tani më ndihmo ta vesh siç duhet, i dashur.” Më pas aktori argjentinas e ndihmoi të vishte fustanin në mënyrën e duhur dhe tregoi edhe njëherë se sa xhentil dhe i kujdesshëm është ai për bashkëshorten e tij.
 
View this post on Instagram
 

¿Así o más hermosos? Jajajaja 😍💞 @angeliqueboyer @sebastianrulli #couplegoals #AngeliqueBoyer #SebastianRulli #BoyerRulli

A post shared by Angelique Boyer RD (@angeliqueboyerrd) on

Por ky incident që u bë viral, shërbeu që të kthehet në sfidën e re të rrjetit. Klikoni #angeliquechallenge dhe shiheni vetë.

Të fundit