Flash News

KRYESORE

“Fajin e ka kazani”, politikani i përgjigjet Ramës: Edhe kur dhunohen fëmijët këtij nuk i dhemb, ka hall tjetër

“Fajin e ka kazani”, politikani i përgjigjet Ramës: Edhe

“Kazani përzien gjërat pa lidhje”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sa i përket pasqyrimit të ngjarjes në “Petro Nini” ku pesë familje rrezikojnë të mbeten pa shtëpi si pasojë e një vendime gjykate të formës së prerë.

Por pas këtij komenti të Ramës, ka reaguar politikani Petrit Vasili. Teksa ka publikuar një foto të djaloshit i cili është kapur nga policia mbi makinë, Vasili shkruan në Facebook:

“Çfarë kryeminister trushkulur!!

Policia u soll si gangstere dhe kriminele me banorët te Petro Nini, kurse kryeministri thote:fajin e ka kazani.

Sigurisht kur dhunohen edhe femijet ketij nuk ka si te dhembe,sepse ky vetem hallin e karriges se tij te pëgërë ka.

Por foto e ketij femije ka per te mbetur perjete per Edi Ramen nje damke turpi, qe s'do ta heqe tere jeten, meqenese eshte edhe.... edhe prind...”.

Të fundit