Flash News

KRYESORE

Fajtor apo jo?/ Tahiri në pritje të vendimit

Fajtor apo jo?/ Tahiri në pritje të vendimit

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Siç ishte lajmëruar, seanca gjyqësore ka nisur në orën 16.00 ku pritet që Gjykata të dalë me një vendim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës Jaeld Çela.

Në seancën e javës së shkuar Prokuroria kërkoi dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Ky dënim u konvertua në 8 vite burg, për shkak se ish ministri kërkoi gjykim të shkurtuar.

Trupi gjykues përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Të fundit