Flash News

KRYESORE

“Fake News” i mediave qeveritare për protestën e studentëve, PD: Propagandë banale e Ramës, po bëhen presione për të publikuar lajmin

Në portalet e njohura për lidhjet e afërta me qeverinë, ka qarkulluar një lajm sipas të cilit protesta e studentëve po koordinohet nga zyrtar të Partisë Demokratike. Lajmit në fjalë ishte shtuar edhe një komunikim në Whtasapp.

Por në lidhje me këtë lajm ka reaguar Partia Demokratike e cila e mohon një gjë të tillë duke e cilësuar si fake news. PD shprehet se po u bëhet presion mediave për ta publikuar këtë lajm ndërsa u kërkon mediave të mos bien pre e mashtrimit.

“Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

 

Biseda e publikuar

Lajmi i Lexo.al

Të fundit