Flash News

KRYESORE

Fake News/ Senatori republikan i kërkoi të shiste WhatsApp dhe Instagram, Zuckerberg i jep përgjigjen e prerë

Fake News/ Senatori republikan i kërkoi të shiste WhatsApp dhe

Gjatë javës së fundit u shfaqën sërish hipoteza se Mark Zuckerberg, pronari i tre platformave më të mëdha të rrjeteve sociale, Facebook, WhatsApp dhe Instagram do të hiqte dorë nga këto ddy të fundit.

Kjo u mohua kategorikisht nga drejtori i Përgjithshëm i Facebook gjatë një takimi në Capitol Hill me disa parlamentarë demokratë dhe republikanë.

Siç është raportuar nga ‘Washington Post’, Zuckerberg u prit nga parlamentarët pikërisht për të diskutuar rreth çështjes së internetit dhe mediave sociale në veçanti, një temë që Kongresi Amerikan vendosi në rendin e ditës pas skandalit të Kembrixh Analytica.

Në veçanti, senatori republikan Josh Haëley, një nga kritikët më të zëshëm të Facebook Inc - kompania që kontrollon të gjitha çështjet sociale të Zuckerberg - pas një takimi me pronarin e saj deklaroi:

“Unë e sfidova atë të bëjë dy gjëra për të treguar se Facebook është serioz në lidhje me çështjen e paanshmërisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe konkurrencës. I sugjerova të shiste si ËhatsApp-in, ashtu edhe Instagramin, por nuk pranoi ta bënte duke më dhënë një ‘jo’ për te dyja.”

Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në twiter duke thënë se ka pasur një takim të këndshëm me Mark Zuckerberg në dhomën ovale, duke hedhur gjithashtu edhe një foto ku Trump dhe Zuckerberg shtrëngojnë duart.

Të fundit