Flash News

KRYESORE

‘Fakenews-i’ për mbetjet toksike, Rama sulmon Metën: Blen pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar

‘Fakenews-i’ për mbetjet toksike, Rama sulmon Metën: Blen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, pas lajmit te publikuar nga disa medie italiane, ku sipas tyre se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur në Shqipëri.

Rama akuzon Metën se ka paguar para të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman “, shkruan Rama.

Ky reagim vjen pasi Prokuroria Italiane zbardhi skandalin që trazoi tri vite më parë politikën shqiptare. 1400 konteinerë me mbetje toksike u raportua se kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, ndërsa anti-mafia italiane, pretendon se lajmi u sajua nga këshilltari i presidentit Ilir Kulla.

Të fundit