Flash News

KRYESORE

'Fakt' apo 'Fuck'? Shqiptari në Detroit rrezikon burgun për fjalën që i tha 14-vjeçares

'Fakt' apo 'Fuck'? Shqiptari në Detroit rrezikon burgun

Pal Rakaj, një 68 vjeçar shqiptar, është në gjyq në Detroit të shtetit Michigan në Amerikë, i paditur nga familja e një vajze e cila mendon se i moshuari e ka ngacmuar seksualisht 14 vjeçaren. Rakaj, me anë të avokates, dëshmoi në gjykatë se ai përdori fjalën shqipe 'fakt' (fact në anglisht) dhe ajo u keqkuptua nga vajza e cila e mori për 'fak' (fuck në anglisht-përdoret për aktin seksual).

Rakaj, me një anglishte të çalë, shkruan gazeta Macomb Daily do të mbrohet kundër një akuzës së 'joshjes/ngacmimit të një të miture', e cila shoqërohet me deri në katër vjet burgim. 

Vazja është autike, ka probleme komunikimi, dhe nuk dëshmoi në seancën e së mërkurës sepse ajo nuk mbante mend shumë nga incidenti, shkruan gazeta.

Në vend të saj të enjten dëshmoi e ëma, e cila tha në emër të vajzës se ai donte “to f--- her.” Në një seancë dëgjese para gjyqit vajza pat dëshmuar se Rakaj i kishte ofruar 40 USD nëse ajo shkonte me të në furgonin e parkuar në rrugë dhe bënin seks. 

Ndërsa e shoqja ishte e pranishme në sallë, 68 vjeçari e tregoi kështu historinë:

Iu afrova shtëpsië së vajzës ku po shiteshin sende të ndryshme të përdorura brenda garazhit (garage sale). E pyeta vajzën 'a ke ndonjë gjë të mirë për mua?', dhe e kapa nga bluza për t'i thënë se po flisja për rroba.  

Në atë moment nuk po më vinte fjala në anglisht për 'rroba'. 

Ajo më tha se nuk kishte asgjë për mua dhe se diçka e mirë kushtonte shumë para. 

I thashë se në shitje vjetërsirash 20 apo 40 dollarë nuk janë shumë. Në fakt në Shqipëri, makinën time (ia tregova me dorë) me aq para mund ta mbush plot me rroba. 

'Çfarë, çfarë'?, mu përgjigj vajza.

Vajza filloi të ecte drejt shtëpisë ndërsa unë drejt makinës. 

Sipas një dëshmie tjetër, një burrë që ishte aty afër i zuri rrugën Rakajt duke e bllokuar furgonin me makinën e tij. Burri tha se nuk e kishte dëgjuar shkëmbimin mes vajzës dhe të moshuarit, por pa gjithçka dhe iu duk e çuditshme.

Rakaj e quajti të gjithë situatën një keqkuptim të madh. Ai thotë se as nuk e dinte në anglisht fjalën për të cilën akuzohet.  

Një njohës i certifikuar i shqipes është thirrur nga gjykata dhe ai ka thënë se 'fakt' në shqip dhe 'fak' (fuck) në anglisht tingëllojnë të ngjashme.

Ai tha se shumë shqiptaro-amerikanë, kur flasin anglisht, shpesh përdorin fraza të shqipes.

Ai shtoi se nuk duhet harruar edhe përdorimi i tepërt i gjuhës së trupit nga shqiptarët. Shqiptarët përdorin duart shumë dhe flasin me zë të lartë. 

Të fundit