Flash News

KRYESORE

Fakte të reja për arrestimin e kuksianëve, Basha: U rrëmbyen në mesnatë, në krim u përfshinë 2 organet e drejtësisë

Fakte të reja për arrestimin e kuksianëve, Basha: U rrëmbyen

Dalin detaje të reja për 23 kuksianët që arrestuan pak orë pas protestës së 31 marsit në tunelin e Kalimashit, kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Partia Demokratike dhe lideri i saj, Lulzim Basha kanë publikuar sot fakte të reja që provojnë se arrestimi i protestuesve është i paligjshëm. Kujtojmë se 11 prej tyre vazhdojnë të mbahen ende në qeli, pas vendimit të gjykatës së Tiranës.

Basha ka publikuar në profilin e tij videon që vërteton se protestuesit u arrestuan rreth orës 03.00 pas mesnate dhe jo në orën 10.00 paradite siç u justifikua policia dhe prokuroria.

Basha e ka cilësuar këtë vepër si një krim shtetëror, të kryer në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë.

“Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentet zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.

Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet. Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë”, shkruan Basha.

Më herët, edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka përmes një konference për mediat.

Të fundit