Flash News

KRYESORE

Fakte të reja për Skënderbeun, studiuesi shqiptar: Nuk u rrëmbye kurrë nga Osmanët dhe nuk u konvertua në mysliman

Fakte të reja për Skënderbeun, studiuesi shqiptar: Nuk u

Studiuesi Aurel Plasari ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ka qenë rrëmbyer nga Osmanët, por është rritur dhe stërvitur në Krujë.

Plasari tha se kjo traditë nuk rezulton, që Skënderbeu të jetë marrë peng. Ai tregoi se në oborrin e Sulltanit, Skënderbeu ka shkuar në moshë të madhe, pasi kishte mbushur 18 vjeç, sigurisht për t’i shërbyer në luftra të ndryshme.

Sipas tij, Skënderbeu nuk ka qenë kurrë i rrëmbyer, madje ai ka qenë i punësuar i Sulltanit në Krujë.

Plasari ka folur edhe për besimin fetar të Heroit tonë Kombëtar, duke theksuar se Skënderbeu nuk u bërë kurrë mysliman. Edhe kur i shërbente për Sulltanin, Gjergj Kastrioti i përkiste besimit kristian. 

 

Të fundit