Flash News

KRYESORE

Fakte të rëndësishme për celulitin dhe a mund të zhduket tërësisht ai

Fakte të rëndësishme për celulitin dhe a mund të

Me ngrohjen e kohës, përshpejtimi për të shkuar në plazh është i ngutshëm te kushdo por ka një problem për femrat.

Ai është “monstra” celulit.  Celuliti është yndyrë e akumuluar nën lëkurë. Yndyra shfaqet në formë gungash sepse ajo rritet kundër indit lidhës, duke shfaqur kështu lëkurën portokall. Celuliti nuk është i dëmshëm për shëndetin, por nuk është aspak estetik dhe tregon për një mënyrë të keqe të ushqyeri e jetese.

Celulit nuk kanë vetëm personat mbipeshë, por edhe ata që janë elegantë. Disa nga faktorët kryesorë që çojnë në shfaqjen e celulitit janë:

Gjenetika

Dietë e varfës ushqimore

Konsumimi i yndyrnave

Metabolizmi i ngadalshëm

Mungesa e aktivitetit fizik

Ndryshimi hormonal

Dehidratimi

Akumulimi i yndyrës në pjesë të caktuara

Trashësia dhe ngjyra e lëkurës etj.

Celuliti mund të jetë me pak i dukshëm tek femrat me ngjyrë të errët të lëkurës. Ai formohët zakonisht rreth zonës së barkut, vitheve dhe kofshëve.

Ekzistojnë shumë trajtime dhe kremëra që premtojnë heqjen e celulitit, por deri tani thuhet se asnjëri prej tyre nuk ka arritur një efekt përfundimtar apo afatgjatë.

Kremrat kunder celulitit, lipostucioni, mezoterapia, masazhi kundër celulitit, trajtimi laser janë disa nga mënyrat më të përdorshme për të eleminuar celulitin. Por ato e reduktojnë atë për një periudhë të caktuar kohore. Dieta ushqimore e pasur me fruta, perime dhe konsumimi i ujit duhet të jenë të pranishme çdo ditë për të eleminuar celulitin. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm gjithashtu sepse bën të mundur shkrirjen e yndyrës në mënyrë natyrale dhe nxjerrjen e saj jashtë nëpërmjet djersitjes.

 

Të fundit