Flash News

KRYESORE

“Faktet nuk gënjejnë, njerëzit po”, fansat përpiqen të pastrojnë imazhin e Michael Jackson

“Faktet nuk gënjejnë, njerëzit po”, fansat

Fansat e Michael Jackson kanë ngjitur postera në 60 autobusë të Londrës, duke pretenduar se mbreti i Popit ishte i pafajshëm lidhur me akuzat për abuzimin seksual.“I pafajshëm. Faktet nuk gënjejnë, njerëzit po”, shkruhet në postera.

Kjo ka ndodhur pasi u publikua dokumentari "Leaving Neverland". Në filmin katër orësh, dy burra, Wade Robson dhe James Safechuck, akuzojnë këngëtarin e ndjerë për abuzim seksual të përsëritur kur ishin fëmijë.

Familja e Jackson-it ka ngritur një padi kundër rrjetit televiziv HBO, për kontributin në prodhimin e dokumentarit.

Të fundit