Flash News

KRYESORE

Faktet tronditëse të shitblerjes së votës më 25 qershor detyrojnë Kryemadhin të mbledhë kryesinë e LSI-së

Faktet tronditëse të shitblerjes së votës më 25 qershor

Për herë të parë pas zgjedhjes së saj në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike që garoi në zgjedhjet e 25 qershorit dhe ku u rendit e treta, me 19 deputetë. Sipas Kryemadhit “janë faktet tronditëse të shitblerjes së votës më 25 qershor që e detyrojnë të mbledhë kryesinë e LSI. Kryemadhi tha se do të kërkohet hetim për të gijtha rastet e konstatuara. Më herët kryetarja e LSI shkroi një status në facebook, duke thënë se “unë jam e bindur që kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur vërtet në 25 qershor, sikunder jam e sigurt se beteja jonë për të rikthyer legjitimitetin e votës së shqiptarëve sapo ka nisur. LSI tashmë është e qartë dhe e vendosur, e fortë dhe e bindur në luftën e saj për të rikthyer të drejtën themeltare të demokracisë, votën e lirë. Ndaj për këtë do të jemi çdo ditë pranë qytetarëve, do të dëgjojmë dhe mbledhim çdo dëshmi manipulimi, do të hartojmë dhe ndërtojmë politikat tona për të dëshmuar këtë farsë elektorale, për të vërtetuar edhe njëherë para të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që duan të dëgjojnë të vërtetën.”

 

Të fundit