Flash News

KRYESORE

Rigerta Loku para fjalimit 'Ejani në fshat' ka qenë kandidate për deputete e partisë së Topit. Ja sa vota mori në Mirditë 

Dje, gjatë fjalimit në 'Kuvendin rural' Rigerta Lokut tha se, “ne atje në fshat punojmë me dorën e djathë, zemra na rreh majtas, ndërsa trurin e kemi në qendër”, duke aluduar se fshatarët janë 'pa parti', por votojnë ata që u japin rrugë e ujë.  

Rigerta nuk është 'apolitike', siç rezulton nga një kërkim në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Loku ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vitin 2013 nën logon e “Frymës së re Demorkatike”, partisë së Bamir Topit. Ajo është kandiduar në Mirditë, ka qenë e treta në listë, dhe bashkë me gjithë kandidatët e “Frymës” kanë marrë 1.85 përqind (gjithsej 280 vota). 

Të fundit