Flash News

KRYESORE

“Faleminderit për profesionalizmin”, qytetari italian shpreh mirënjohjen për mjekët shqiptarë

“Faleminderit për profesionalizmin”, qytetari italian shpreh

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpërndau një video ku shfaqen dy nga mjekët dhe infermierët shqiptarë që po shërbejnë në Itali për të kuruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Në video, një qytetar italian falenderon dy mjekët shqiptarë për “profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e madh”. Ndërkohë, Manastirliu shprehet  se 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që po shërbejnë në Itali në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve.

“Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga COVID19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve”, shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/221320425855083/

Të fundit