Flash News

KRYESORE

“Faleminderit që ekziston”, kryeministri shqiptar në Londër, mbyll takimet me Rita Orën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte dje në Londër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimeve më zyrtarët më të lartë britanikë, Haradinaj ka zgjedhur që takimin përmbyllës ta zhvilloje me këngëtaren e famshme, Rita Ora.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, Haradinaj shkruan se Rita është personi që ka lartësuar më shumë emrin e Kosovës në botë.

Postimi i Haradinajt:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

Të fundit