Flash News

KRYESORE

“Faleminderit që më shpëtove jetën”, lufta me vdekjen në minierën e Bulqizës

“Faleminderit që më shpëtove jetën”, lufta me

Një histori mbijetese nga miniera e Bulqizës ka sjellë mbrëmjen e sotme emisioni “Dua të bëj të lumtur”. Mersini nga studioja e emisionit donte të falenderonte Afrimin, kolegun e tij të punës.

Historia kishte nisur kur minatorët kishin filluar të bënin punime dhe ishin futur 100 metra nën tokë. Por diçka kishte shkuar keq dhe kishte ndodhur një shpërthim i cili i kishte djegur çdo pjesë të trupit që kishin të pa mbuluar.

Nëpërmjet ruajtjes së qetësisë dhe dhënies së kurajos nga Afrimi ata kishin shpëtuar dhe kishin mbijetuar pa pasur asnjë dëmtim.

“Afrim të solla në këtë emision për të të përshëndetur për punën e palodhur që ke bërë, por më kryesorja për të të falenderuar që na shpëtove jetën duke ruajtur qetësinë e duke na dhënë kurajo”, – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Mersini.

Gjatë bisedës që zhvilluan me Arbana Osmanin, minatorët treguan vështirësitë që kishin kaluar ditën kur kishte ndodhur shpërthimi. Ata treguan që kishin shumë kohë që punonin në minierë dhe se ajo tashmë ishte bërë si shtëpi e dytë.

Minatorët gjithashtu u shprehën se nuk do donin kurrë që fëmijët e tyre të punonin në nëntokë.

Të fundit