Flash News

KRYESORE

“Faleminderit Shqipëri”. Di Maio mirënjohje në shqip për dërgimin e infermierëve e mjekëve në Itali

“Faleminderit Shqipëri”. Di Maio mirënjohje në shqip

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio bëri një falenderim publik për të gjithë vendet që i kanë ofruar ndihmë Italisë në këtë periudhë të vështirë. Ai u ka dërguar falenderim në gjuhët amtare shteteve, të cilat dërguan mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë në përballimin e situatës nga koronavirusi.

“Mjekët, infermierët dhe punëtorët socio-shëndetësor po punojnë me turne të gjata këto javë për të shpëtuar jetë. Këta njerëz po pushojnë disa orë në natë, pasi edhe pse kanë rënë infeksionet, ka ende shumë punë për të bërë. Për t`i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona po sjellim personel shëndetësor nga jashtë. Deri më sot janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja që po ndihmojnë forcat tonë mjekësore”, thotë Di Maio, që e nis falenderimin e tij në shqip.

https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/photos/a.564591480244069/2961448147225045/?type=3&theater

Të fundit