Flash News

KRYESORE

“Faleminderit vajza”, studenti në grevën e pedagogëve: Mesazhi i rëndësishëm që dha prezenca femërore në protestë

“Faleminderit vajza”, studenti në grevën e

Në takimin me pedagogët që po zhvillojnë grevë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, studentët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me shumë çështje.

Një prej djemve ka zgjedhur të shfrytëzojë këtë takim për të falenderuar të gjitha vajzat që janë bërë pjesë e protestës, sepse në këtë mënyrë kanë hedhur poshtë stereotipin e vajzave që nuk luftojnë për të ardhmen e tyre.

Ai është shprehur se në këtë protestë, vajzat kanë reaguar njëlloj si djemtë për kauzën e përbashkët dhe mbi të gjitha iu kanë dhënë një mesazh të fortë të gjitha vajzave që nuk kanë arritur të arsimohen për arsye mentaliteti.

“Shumë prej jush na keni parë se këtu në fakultet kemi qenë çdo ditë një grup prej 20-30 vetësh. Dhe nuk kemi qenë një grup djemsh, apo “huliganësh” siç na etiketojnë, por kemi pasur me vete edhe vajza, kryesisht vajza. Kjo rezistencë nuk ka ndalur që nga 4 dhjetori dhe nuk janë ndalur as vajzat, që kanë qenë edhe shpirti i kësaj lëvizje studentore.

Prezenca e tyre këtu është për t’i dhënë shpresë edhe atyre vajzave në zona të thella, që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen për arsye të ndryshme, ekonomike apo mentaliteti”, shprehet studenti.

https://youtu.be/AyI8Vrae4WU

Të fundit