Flash News

KRYESORE

Falen pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017, Junçaj: Cili është mesazhi që ky ligj i dërgon popullit shqiptar?

Falen pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017,

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe këshilltar ligjor kundër korrupsionit në Ambasadën Amerikane ka postuar në adresën e tij në Facebook një shkrim ku flitet për draftin e plotë të amnistisë fiskale, që ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri Rama, do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën.

Në reagimin e tij Junçaj argumenton se partitë poltike mund të bien dakord së bashku kur bëhet fjalë për pastrimin e parave të pista.

Prokurori shtron pyetjen se cili është mesazhi që i dërgohet popullit shqiptar në këtë ligj, duke shtuar se ndërkohë njerzit presin që liderët e tyre të bien dakord për investimet në arsim, ekonomi dhe sistemin e drejtësisë.

Reagimi i plotë

Me sa duket, partitë poltike mund të bien dakord së bashku shumë bukur kur bëhet fjalë për pastrimin e parave të pista. Cili është mesazhi që ky ligj i dërgon popullit shqiptar? Njerëzit që presin që liderët e tyre të bien dakord për investimet në arsim, ekonomi dhe sistemin e drejtësisë - gjëra që do të përfitonin çdo shqiptar.

Cili është reagimi i popullit shqiptar për këtë “ligj”?

Sipas draftit të zbardhur nga Report tv për amnistinë, amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar  çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.

Të fundit