Flash News

KRYESORE

Falimentimi i Gulf, ish-deputeti socialist: Mazhoranca po qeveris si Sudja, vendi drejt kaosit

Falimentimi i Gulf, ish-deputeti socialist: Mazhoranca po qeveris si Sudja,

Ish-deputeti i Partisë Socialiste gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, Koço Kokëdhima mendon se pas falimentimit të kompanisë së hidrokarbureve, Gulf qëndron qeveria pasi nuk ka marrë asnjë masë paraparake. Sipas tij, Rama po qeveris si Sudja dhe Shemsia teksa thekson se vendi po shkon drejt kaosit dhe kolapsit.

“Pronarët e vërtetë të kompanisë fshihen pas guackave offshore përtej detit. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka marrë përgjegjësi. Rilindja, po qeveris si piramidë, si Sudja e Shemsia. Në fund do të falimentojë shtetin, do ta çojë vendin në kaos dhe do t’i lërë të gjithë me gisht në gojë, edhe monopolet që tani i pasuron në kurriz të të varfërve, taksapaguesve dhe të brezave që vijnë. Vetëm zyrtarët e partive të vjetra që grumbullojnë dhe nxjerrin nga vendi cash-in e korrupsionit, PPP-ve dhe hashashit do të mbeten në këmbë”, ka shkruan Kokëdhima në rrjetin social “Facebook”.

Sakaq, Kokëdhima shton se dëmi që ka shkaktuar kjo kompani llogaritet në milliona euro, jo vetëm nga tollonat e shitura, por edhe nga detyrimet ndaj furnitorëve, taksat e papaguara dhe faturat fiktive që ka lëshuar.

Të fundit