Flash News

KRYESORE

Falimentimi i kompanisë me 600 të punësuar, DASH dha alarmin dy javë më parë

Falimentimi i kompanisë me 600 të punësuar, DASH dha alarmin dy

Është mësuar se kompania aziatike, ‘EuroAsia’, e cila operonte prej 18 muajsh në Shqipëri në prodhimin e këpucëve, të cilat më pas tregtoheshin në tregun europian dhe atë aziatik ka shpallur falimentin.

Arsyet nuk janë bërë publike, por klima e vështirë e biznesit në Shqipëri u paralajmërua rreth një muaj më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit [DASH], që në raportin e përvitshëm evidentonte disa probleme kryesore, si:

Problemi i parë: Investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes;

Problemi i dytë: Investitorët  raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira  për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën;

Problemi i tretë: Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nën-kontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Të fundit