Flash News

KRYESORE

"Falimentoi masivisht bizneset e vogla", PD publikon videon, akuza Ramës: Nuk është kandidati i Ri, por kopjaci i vjetër

"Falimentoi masivisht bizneset e vogla", PD publikon videon, akuza
Partia Demokratike akuzon Ramën për mosmbajtjen e premtimeve për biznesin e vogël, për të cilin tha se çdo familje që jeton përmes biznesit të vogël do të rilind pas ardhjes së PS-së në qeverisje. Përmes postimit të nje videoje në Twitter, drejtori i fushatës në PD, Alfred Rrushaj, thekson se ishte pikërisht Rama, i cili gjatë qeverisjes së tij përmes taksave dhe gjobave falimentoi masivisht bizneset e vogla dhe çoi drejt emigrimit qindra dhe mijëra shqiptar. Sipas PD-së, Rama nuk është kandidati i ri, por kopjaci i vjetër, i cili pas premtimeve për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, falimentoi bizneset. "7 vjet premtime të pambajtura, dhe përsëri vazhdon të bëjë të tjera", shkruan Rrushaj krahas videos.  

Të fundit