Flash News

KRYESORE

Falja e kamatvonesave, OSHEE thirrje për 131 mijë debitorë: Kur përfundon afati

Falja e kamatvonesave, OSHEE thirrje për 131 mijë debitorë: Kur

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë sot me dije se janë rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Përmes një njoftimi shpërndarë në faqen e Facebook-ut OSHEE iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes. Më tej njofton se kanë afat deri në muajin qershor për të hyrë në aktmarrëveshje, në mënyrë që të përfitojnë faljen e kamatëvonesës.

Njoftimi i OSHEE

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave. Faleminderit.

Të fundit