Flash News

KRYESORE

Falja publike e Xhakës nuk mjafton, legjenda e Zvicrës: Nuk meriton të jetë kapiten, s’na përfaqëson denjësisht

Falja publike e Xhakës nuk mjafton, legjenda e Zvicrës: Nuk meriton

Festimi me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen e fazës së grupeve të Botërorit kundër Serbisë nuk është harruar ende në Zvicër, pavarësisht se ata kërkuan falje publike për gjestin e tyre në një konferencë për shtyp.

Këtë herë ka folur ish-lojtari i ekipit helvet, Stephane Henchoz, i cili në një prononcim mediat vendase shprehet se Xhaka nuk përfaqëson Zvicrën dhe as zviceranët, madje shton se do ta qëllonte me grusht në rastet kur nuk ka kënduar himnin kombëtar.

“Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja me grusht, kur nuk e këndon himnin kombëtar”, thotë ish-futbollisti i Liverpoolit.

“Nëse trajneri Petkovç vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”, ka shtuar ai.

“Disa lojtarë thonë se kanë dëshirë të madhe të luajnë për Zvicrën. Pse, sepse sigurojnë një kontratë të mirë pas Botërorit? Nuk dua që ata të këndojnë himnin si amerikano-jugorët apo italianët, por të paktën ta ndiejnë atë? As Petkoviç nuk e këndon, edhe ai nuk është model për t’u marrë”.

Ish-futbollisti i Zvicrës nga viti 1993-2006 nuk ka lënë pa kritikuar as Shaqirin, për të cilin thotë se nuk e shfrytëzoi ashtu siç duhet mundësinë që iu dha për të luajtur me Bajernin e Mynihut.

“Shaqiri nuk e kuptoi se çfarë kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse lëviz me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”.

43-vjeçari Henchoz në karrierën e tij ka luajtur në Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Ëigan, ndërsa e mbylli karrierën tëk Blackburn.

Të fundit