Flash News

KRYESORE

Falsifikoi dokumentet dhe prezantohej si polic, arrestohet 42-vjeçari nga Tirana

Falsifikoi dokumentet dhe prezantohej si polic, arrestohet 42-vjeçari nga

Është vënë në pranga një person dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie në Tiranë.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin:

- J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, sqaron policia.

 

Të fundit